English

Protesta e opozitës, Edi Rama rikthen kërkesën për hapjen e kutive

>> FOTOT E PROTESTËS >> Rama: Ky pushtet do thyejë qafën >> Opozita: Protesta nuk do të ndalet >> Rikthehen protestat e opozitës në bulevard >> Rama: Kutitë ia delegoj Komisionit të Venecias >> Berisha: Kamping ku ca lëngojnë e ca këndojnë >> Pëllumbi: Kur politika dështon, njerëzit marrin në dorë fatet e tyre >> Rama: Berisha është kokëfortë >> PD i kthen përgjigje Ramës: Nuk hapim asnjë kuti >> Brokaj: Blendi klosi është diabetik >> Mazhoranca, dyshime për grevën: Ata hanë >> PS reagon pas refuzimit të propozimit Ramës nga PD >> PD: Rama, mjaft i trajtove si kavje grevistët e urisë >> Shkon në 44 numri i të larguarve nga ngujimi>> Ngjela: Do shihni ç’do ndodhë në Tiranë

Tiranë, 16 Maj 2010 NOA I plotë – “Pa u hapur kutitë, populli nuk i hap rrugë këtij pushteti që po e grabit përditë”. Kjo ishte deklarata surprizë e Edi Ramës, në mbyllje të fjalës së tij në protestën e pasdites së sotme.

Rama theksoi se protesta e opozitës nuk do të ndalet dhe deri në fund do të kërkohet transparenca e kërkuar dhe shtoi se “jemi pranë arritjes së qëllimit” duke vlerësuar se kështu “do të bëjmë të mundur që mbarë Shqipëria të çlirohet nga makthi për të qenë lirisht në pozicionin që do, me apo kundër qeverisë”.

Menjëherë më pas, Rama paralajmëroi se nuk do të ketë ndërprerje të valës së protestave: “Kundërshtarët tanë duhet ta harrojnë se ne do të lodhemi, duhet ta harrojnë se ne do të humbasim durimin, duhet të harrojnë se ne do ta ndalim rrugën tonë, rrugën e së vërtetës për të cilën ka nevojë Shqipëria, rrugën e transparencës”, - deklaroi z.Rama.

Këtu ka mbërritur dhe “kërcënimi” i Ramës: “Ky pushtet do të thyejë qafën nëse nuk i vë gishtin kokës”.

Më tej z.Rama kritikoi qeverinë që sipas tij po përdor mediat dhe intelektualët për t’iu kundërvënë opozitës.

Kurse duke theksuar edhe një herë se “ne nuk e duam pushtetin në tavolinë”, z. Rama kërkoi që Berisha “t’i japë zgjidhje situatës”.

“Ka zgjidhje, e ke zgjidhjen në tavolinë. Bëhu burrë dhe pranoje zgjidhjen duke i hapur rrugë popullit tënd, duke i dhënë mundësi njerëzve të këtij vendi që të merren me punë e të shohin të ardhmen, duke i garantuar në radhë të parë lirinë dhe të drejtën e votës së tyre sepse kur pushteti e merr votën edhe kur nuk ia jep, ne nuk zmbrapsemi”, - deklaroi Rama.

Në këtë pikë ai vlerësoi se “mundësia e transparencës është e gjitha në mundësinë e palëve dhe tha se “ne e kemi dhënë këtë mundësi”.

Rama tha se ka vetëm një arsye pse problemi nuk zgjidhet duke theksuar se arsyeja gjendet te refuzimi i Berishës.

Këtu z.Rama i bëri thirrje Berishës që të pranojë propozimin e tij të një dite më parë që në vend të hapjes së kutive që mund t’i shkojë për opinion të pavarur Komisionit të Venecias, të pranojë hapjen e kutive me materialet zgjedhore.

Por në mbyllje të fjalimit, erdhi deklarata surprizë: “Pa u hapur kutitë, populli nuk i hap rrugë këtij pushteti që po e grabit përditë”.

***

Janë rikthyer para pak minutash protestat e nisura më 30 prill në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me premtimin se rezistenca do të vazhdojë.

Spartak Ngjela duke folur në tubim pak çaste më parë, tha se më 14 maj në protestë ishin të pranishëm 250 mijë shqiptarë që sipas tij, “e detyruan tiranin të qëndrojë 2 mijë kilometra larg”, duke nënkuptuar ditën kur kryeministri Berisha ishte në Kroaci në një takim të BERZH-it.

Më tej, Ngjela si zakonisht ka vazhduar ritualin e kërcënimeve që i ka përdorur me doza të larta në fjalimet e përditshme dhe madje tha se “tani që kemi 35-40 të plagosur jemi gati të përballemi me çdo lloj sfide”.

Ngjela e ka mbyllur fjalimin e tij, me kërcënimin: “Do të shikoni se çdo të ndodhë në Tiranë”.

Ndërkohë, Lindita Nikolli duke folur mbi grevën e urisë tha se ajo do të vazhdojë, me qëllimin e vetëm, kryerjen e transparencës.

Duke folur para tubuesve, mbështetës të opozitës, në podiumin e ngritur pranë çadrave të grevistëve të urisë, Nikolli akuzoi kryeministrin Sali Berisha se është duke penguar zhbllokimin e situatës por e siguroi atë se nuk bëhet fjalë për të toleruar në kërkesën e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Më tej e mori fjalën deputetja Vasilika Hysi, ish-kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Hysi evidentoi akuzën e mazhorancës për mungesë transparence në grevën e urisë dhe bëri thirrje që të hiqet dorë nga të tilla deklarata.

Hysi siguroi se “grevistët e urisë kanë dalë të pangrënë nga çadrat”, duke dashur të përgënjeshtrojë zërat se të ngujuarit ushqehen rregullisht brenda ambienteve të grevës së urisë.

“Bëj thirrje të rezistojmë sepse rezistenca jonë është e nevojshme”, - apeloi Hysi duke kërkuar më tej që të gjithë të mbështesin “kauzën e transparencës”.

Pas Hysit e ka mbajtur fjalën e rastit, deputeti socialist Eduard Shalsi, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Është koha që të mos lejojmë Berishën të mbajë peng fatet e vendit, është koha të lejojmë popullin të marrë në dorë fatin e tij”, - ishte thirrja e Shalsit.

Ai theksoi se transparenca zgjedhore është një kusht, por ky kusht siç theksoi, është i domosdoshëm “për të patur një Shqipëri demokratike, më të begatë”.

Shalsi foli dhe për reagimin që ka patur me sms dhe email-e nga qytetarët dhe veçoi një mesazh që tha se ia dha një vajzë e vogël për Elsa Lilën:

“Vajza e vogël kishte përshëndetur Elsën, por nuk kishte mundur t’i dhuronte dot një lule, por e kishte përshëndetur me shumë përzemërsi nga larg. Ajo vajzë donte t’i jepte një letër Elsës, ku kishte vizatuar një zemër”.

Me këtë rast që tregoi Shalsi tha se donte të tregonte se nuk janë vetëm njerëzit në moshë të thyer që janë pranë protestës së opozitës por edhe mosha e re siç theksoi.

a.b/e.n/r.n/NOA

KOMENTE