English

Rama: Zgjidhja E Ngerçit Politik, Përmes Hapjes Së Materialeve Zgjedhore

TIRANË, 16 Maj /ATSH-Mira Shkurta/- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama përsëriti të dielën formulën që paraqiti një ditë më parë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, formulë e cila ka të bëjë me hapjen e materialeve të votimit. "Është një domosdoshmëri jetike zgjidhja e ngërçit. Kjo mund të arrihet duke hapur kutitë e të gjithë dokumentacionit zgjedhor, dhe duke pritur nga një instancë e pavarur gjykimin mbi fletët votimit", tha sot kryesocialisti Rama, në një prononcim për mediat në Spitalin Infektiv, ku ai vizitoi grevistët që ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa greva e urisë e një grupi deputësh dhe simpatizantësh të Partisë Socialiste ka hyrë sot në ditën e 16 në kampingun e ngritur përpara selisë së qeverisë, Rama u shpreh se "gjendja e grevistëve është duke u rënduar. Çdo orë që kalon është një përgjegjësi më shumë për qeverinë dhe personalisht për kryeministrin Berisha". Sipas tij, "interesi kombëtar dhe publik është që transparenca të bëhet, edhe pse kjo mund të bjerë ndesh me interesin e një grupi njerëzish". /k.sh/
KOMENTE