English

Retë Vullkanike Pezullojnë Një Numër Fluturimesh Nga Irlanda Dhe Irlanda E Veriut

LONDËR, 16 maj /ATSH-MIA/ - Disa aeroporte u mbyllën sot në pjesën perëndimore të Irlandës dhe në Irlandën e Veriut për shkak të reve vullkanike me origjinë nga Islanda. Aeroportet në Sliggo, Donnegal dhe Knock në pjesën perëndimore të Irlandës janë mbyllur. Ndërkohë aeroportet në Dublin dhe Shanan do të hapen në orën 12:00 GMT. Shërbimi britanik për Kontrollin e Fluturimeve njoftoi se një re e dendur nga hiri vullkanik është përhapur mbi Irlandën e Veriut dhe ishulllin Man. Ministria britanike e Transportit paralajmëroi dje se hapësira ajrore mund të mbyllej sot pjesërisht për shkak të reve vullkanike. Masa ka të bëjë për pjesën jugperëndimore të shtetit ku ndodhet edhe aeroporti ''Heathrow''./ a.jor.
KOMENTE