Serbi - Tre Të Zhdukur Pas Reshjeve Të Dendura Në Jug Të Vendit
BEOGRAD, 16 maj /ATSH-MIA/ - Tre persona konsiderohen të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që përfshinë dje Serbinë Jugore, njoftoi media lokale.
''Tre persona rezultojnë të zhdukur'', njoftuan autoritetet në komunën Tërgovishte, 350 kilometra në jug të Beogradit.
Ekipet zjarrfikëse nga qytete të tjera janë dërguar të ndihmojnë për evakuimin e njerëzve nga shtëpitë që u kanosen përmbytje nga dalja e disa lumenjve nga shtrati.
Stuhi dhe reshje të rrëmbyera shiu goditën edhe pjesë tjera të Serbisë, përfshirë Beogradin./
a.jor.