Shalsi: Nuk Tërhiqemi Nga Kauza Jonë
TIRANE, 16 Maj/ ATSH, A.Gegvataj/ - Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi deklaroi të dielën se "opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj për hapjen e kutive".
Në reagim të deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili u shpreh në mesditë se "propozimi i kryesocialistit Rama për hapjen e kutive të materialit zgjedhor është antikushtetues", deputeti Shalsi tha se "forca, fuqia, energjia jonë qëndron te e vërteta të cilën ne e mbrojmë dhe e cila përforcohet falë mbështetjes popullore".
"Kjo protestë nuk ndalet. Kjo protestë nuk mund të përfundoje veçse duke fituar", shtoi Shalsi.
Opozita ka hyrë sot në ditën e 16 të protestave dhe grevës së urisë, me kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. /k.sh/