English

Shkodër, Lajme Shkurt Nga Kronika- 16 Maj, Atsh

Arrestohet 42 vjeçari, goditi për vdekje vjehrrin e tij Një 42 vjeçar nga rrethi i Shkodrës u arrestua të dielën në mëngjes pasi akuzohet të ketë goditur për vdekje, me levë në kokë, vjehrrin e tij. Burime zyrtare të policisë së Shkodrës thanë për ATSH-në se Mikel Zefi, nga fshati Ganjollë i Gurit të Zi, u arrestua pasi mbrëmjen e kaluar ka goditur me levë në kokë, për motive të dobëta, vjehrrin e tij Shan Preçi, 77 vjeç, i cili humbi jeten sot në mëngjes në spitalin rajonal. Sipas të njëjtit burim, autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë me probleme mendore. /g. marku/ Digjet xhamia në komunën Postribë, policia nis hetimet Xhamia e fshatit Muselim në komunën Postribë (Shkodër) u përfshi nga flakët në të gdhirë të ditës së sotme, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse dhe ato të rendit që mbërritën në vendgjarje kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Në një prononcim për ATSH-në, zëdhënësja e shtypit e policisë së Shkodrës bëri të ditur se mendohet se shkak i zjarrit ka qënë rryma elektrike. /g. marku/ /k.sh/
KOMENTE