English

Sport: Itali - Interi Fiton Kampionatin Per Te Pesten Here Radhazi

TIRANE, 16 Maj/ATSH-AFP/. - Inter eshte shpallur kampion i Italise per here te peste radhazi dhe per here te 18-te ne historine e tij, fale fitores ne Siena (0-1) te dielen, ne javen e 38-te e te fundit te kampionatit. Dhjete dite pas suksesit te pare ne Kupen e Italise, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho synon te realizoje fitoren e trete historike ne Itali, pasi do te diskutoje finalen e Liges se Kampioneve perballe Bayern, me 22 maj ne Madrid. Goli i fitores u shenua ne pjesen e dyte nga sulmuesi argjentinas, Diego Milito (57), autor i golit te 22-te ne kete sezon ne Seria A. Roma, qe fitoi me Kievo (0-2) ne Verona, perfundoi ne vendin e 2-te dhe do te shoqeroje Interin ne sezonin e ardhshem ne Ligen e Kampioneve, ashtu si dhe Milani (3) dhe Sampdoria (4). /a.ke/
KOMENTE