Tajlandë - Këmishë Kuqët Kërkojnë Negociata Me Qeverinë Nën Ndërmjetësimin E Okb-Së
BANGKOK, 16 maj /ATSH-AFP/ - Këmishë kuqët antiqeveritarë u shprehën të gatshëm të negociojnë me qeverinë sipas kushteve të vendosura nga Kombet e Bashkuara që vendosën të luajnë rolin e mediatorit, ndërkohë që luftimet në Bangkok që prej ditës së enjte kanë shkatuar të paktën 31 të vdekur.
"Ne kërkojmë të zhvillojmë diskutime me Kombet e Bashkuara si ndërmjetës'', theksoi Kokaew Pikulthong, një nga liderët e manifestuesve.
"Ne kërkojmë që qeveria të ndalë të shtënat dhe të tërheqë ushtarët që kanë bllokuar zonën përreth", shtoi ai duke iu referuar operacioneve të bllokimit në lagjet e marra nën kontroll nga këmishë kuqët./
/ec/