Tiranë- Grindje Në Një Lokal Nate, Dy Të Plagosur
TIRANË, 16 Maj /ATSH- Mira Shkurta/ - Një grindje për motive ende të panjohura në një lokal nate në Tiranë ka përfunduar me dy të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në rrugën e "Barrikadave" në kryeqytet.
"Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur Shpëtim Marku, roja i lokalit, dhe klienti Arben Prenga", thanë për ATSH-në burime zyrtare të policisë së Tiranës. Të njëjtat burime thanë se klienti Prenga është goditur me sende të forta dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa ndaj rojes së lokalit, i plagosur lehtë me armë, është marrë masa e arrestit.
Nuk dihet se si ka lindur sherri mes palëveve, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /k.sh/