English

Vlorë-Ish Të Përndjekurit: Rama Të Distancohet Me Fakte Nga Krimet E Komunizmit

T VLORË, 16 Maj/ATSH-H.Koçi/- Ish të përndjekurit e periudhës së komunizmit në qytetin e Vlorës, kanë reaguar pas vizitës që lideri socialist, Edi Rama zhvilloi një ditë më parë në pavionin e krimeve të komunizmit në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. "Pavarësisht nga sinqeriteti ose jo i Ramës në këtë rast, kjo është një arritje për njerëzit e persekutuar nga komunizmi", u shpreh për ATSH-në Fari Shaska, një nga emrat më të njohur mes ish të persekutuarve politikë në qytetin e Vlorës. "Por, një deklaratë e mefshtë si ajo e Ramës, nuk e ka vlerën që duhet të ketë. Së pari, moralisht të gjithë ata fëmijë të atyre që kanë kryer krime realisht në periudhën e komunizmit, nuk e kanë të drejtën të kërkojnë mbështetje reale nga ish të përndjekurit dhe të persekutuarit e kësaj periudhe", theksoi Shaska. Sipas tij, Rama dhe emra të tjerë në Partinë Socialiste duhet të distancohen me fakte, duke i larguar nga organet drejtuese të PS-së këta njerëz që të bëhen më të besueshëm. /k.sh/
KOMENTE