English

Zbulimi/ Tibetianët me ADN Supermeni, kanë 10 gjene më shumë se ne

Tibet, 16 maj, NOA – Tibetianët mund të thuhet se kanë vërtet një ADN Supermeni (njeriu të jashtëzakonshëm), e cila ka evoluar me kalimin e kohës për t’u bërë ballë kushteve të vështira të jetesës në lartësinë ku ata jetojnë.

Në një përfundim të tillë ka arritur një kërkim i realizuar nga universiteti i Utahut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka identifikuar dhjetë gjendet që i ndihmojnë ata të jetojnë në shpatet e Himalajeve, aty ku njerëzit e zakonshëm do të sëmureshin menjëherë.

Mësohet se janë dy gjene që lidhen me hemoglobinën, përbërja e gjakut e cila mbart oksigjen nëpër trup dhe sipas hulumtimeve mjekësore, të botuar në revistën "Science" mund të ndihmojnë në zbulimin e kurave për forma të rënda të sëmundjes së lartësive të larta dhe llojeve të tjera të parehatit.

Sëmundja "lartësi" u është dhënë emri atyre që paraqesin efekte anësore të shkaktuara kur organi lufton për t’iu përshtatur mangësisë së oksigjenit në male.

Lartësia mund të shkaktojë komplikime të trurit dhe mushkërive, të cilat mund të jenë të rrezikshme edhe për alpinistët me përvojë.

Por personat e lindur në Tibetin malor duket të jenë të imunizuar ndaj këtyre efekteve, me mijëra vjet falë përzgjedhjes së tyre gjenetike.

Por zbulimi ndoshta më interesant është se tibetianët kanë kaluar nëpër evolucionin gjenetik, i cili nuk prek njerëzit e tjerë që jetojnë në lartësi të larta, të tilla si Andet përshembull.

Profesor Lynn Jorde në Universitetin e Utah tha se “për herë të parë, ne kemi qenë në gjendje për të identifikuar gjenet që shpjegojnë këtë adaptim”.

Studimi është bazuar në ADN-në e nxjerrë nga mostrat e gjakut të marra nga 75 fshatarë që jetojnë në 4.500 metra.

Ekipi i Utah, në bashkëpunim me shkollën e Mjekësisë së Qinghai të Kinës ka krahasuar karakteristikat e kodit gjenetik të tibetianëve me popullsinë e fushave nga Kina e Japonia. Dhe tregoi se janë mëse dhjetë gjene që nuk janë gjetur te njerëz të tjerë që janë në gjendje të durojnë pakësimin e oksigjenit.

n.e/NOA

KOMENTE