Romë, 17 Maj NOA - Me sa duket do të jetë pikërisht braziliani Adriano, dhurata për teknikun e Romës Klaudio Ranieri. Adriano aktualisht është në radhët e Flamengos dhe po flitet së tepërmi se në fund të sezonit ai mund të largohet.
Destinacioni i tij mund të jetë pikërisht Roma kjo pasi kryeqytetasit kanë shfaqur interes për të që në sezonin e shkuara dhe tashmë Rosela Sensi është duke punuar sërish për ta sjellë atë në Romë.
Vetë lojtari ka kërkuar se në rast largimi të ketë një pagë prej 3 milionë eurosh në vit dhe një gjë e tillë siç është pohuar nga drejtuesit e klubit të Romës mund të plotësohet për Adrianon.
r.b/NOA