Afganistan - Dy Ushtarë Italianë Humbin Jetën Pas Shpërthimit Të Një Sasie Eksplozivi
KABUL, 17 maj /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë italianë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas një sulmi në verilindje të Afganistanit, njoftuan burime lokale.
Sipas tyre, katër makina ushtarake po i drejtoheshin lokalitetit të Bala Murghabit, kur një sasi eksplozivi artizanale shpërtheu kundër tyre.
Këto lloj sulmesh janë të zakonshme kundër forcave të ISAF-it në Afganistan.
Pas shpërthimit, dy ushtarë italianë humbën jetën, ndërkohë që dy të tjerë u plagosën rëndë.
Sipas burimeve lokale, një nga të plagosurit mund të jetë grua./
a.jor.