English

Afganistan - Rreth 200 Ushtarë Të Nato-S Kanë Humbur Jetën Që Prej Fillimvitit

KABUL, 17 maj /ATSH-AFP/ - Rreth 200 ushtarë të NATO-s kanë humbur jetën që prej fillimit të vitit në Afganistan, pas vdekjes së dy ushtarëve italianë në perëndim të vendit, sipas të dhënave të faqes së internetit icasualties.org. Dy ushtarë italianë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë nga shpërthimi i një bombe gjatë kalimit të karvanit të tyre pranë Heratit, në perëndim të vendit. NATO konfirmoi vdekjen e dy ushtarëve në perëndim të vendit pa konfirmuar kombësinë e tyre, konform politikës së komunikacinit të NATO-s. Sipas një numërimi të kryer nga AFP dhe bazuar në shifrat e faqes së pasvarur të internetit icasualties.org, rreth 200 ushtarë të huaj kanë humbur jetën në Afganistan që prej fillimit të vitit 2010./ /ec/ a.jor.
KOMENTE