English

Ahmadinexhad: Shpresoj Që Fuqitë E Mëdha Të Diskutojnë Me Drejtësi Për Çështjen Bërthamore

TEHERAN, 17 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad shpreson që fuqitë e mëdha do të pranojnë të diskutojnë me ndershmëri, respekt dhe drejtësi me Iranin pas propozimit të nënshkruar me Turqinë dhe Brazilin për një shkëmbim të lëndës djegëse bërthamore në Turqi. "Shpresoj që grupi 5+1 (SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania) do të pranojnë të diskutojnë me ndershmëri, respekt dhe drejtësi me Iranin'', deklaroi Ahmadinexhad, cituar nga agjencia e lajmeve ''Irna''. "Eksperienca nga takimi tripalësh tregon se bashkëpunimi është i bazuar në miqësi dhe respekt dhe nuk përbën asnjë problem. (...) Por problemi i diskutimeve me grupin 5+1 është se disa nga anëtarët nuk respektojnë këto principe', shtoi Ahmadinexhad./ /ec/ a.jor.
KOMENTE