Durrës, 17 maj NOA – Një person ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Durrës-Kavajë. I vdekur nga aksidenti ka mbetur, Edmond Bardhyl Haka, 25 vjeç, banues në Vorozen të Kavajës.
Ndërsa mes të plagosurve është dhe një italian, Emilio Minilio Rizzo, i lindur në vitin 1937, banues në Romë të Italisë. Dy të plagosurit e tjerë janë, Elvis Lala, 26 vjeç dhe Klaudjo Lala, 22 vjeç. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10, në rrugën automobilistike Durrës – Kavajë, në unazën e re të qytetit. Elvis Lala ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Ford Foristradë Everest”, me targë TR 5328 R dhe ka goditur nga pas automjetin tip “Volzvagen Golf”, me targë BY 322 LP, i drejtuar nga Edmond Haka.
Policia sqaron se ka arrestuar Elvis Lala, drejtuesin e mjetit që ka sjellë aksidentin.
m.xh/NOA