Axhenda- Atsh, 17 Maj
ENE, 17 MAJ
Ora 10.00- Kryeministri Sali Berisha do te marre pjese ne perurimin e Qendres Operacionale ne Komanden e Flotes ne Plepa të Durresit;
Ora 10.00- Në Hotel Tirana International në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, jepet konferencë për shtyp mbi situaten aktuale ne vend mbi të drejtat e komunitetit LGBT (Lezbike, Gej, Biseksualë, Transgender) nga shoqatat "LGBT Pro Shqipëri", "Aleanca kundër Diskriminimit", "Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut" dhe "Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri";
Ora 10:00 - Komisioni i Ligjeve shqyrton Aktin Normativ për disa shtesa në ligjin "Për koncesionet".
Ora 10.00 - Në Hotel Tirana organizohet Forumi mbi çështje të punës, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
-Viziton Shqiperine shkrimtari nobelist Orhan Pamuk:
Ora 09.00 -Pritja në aeroportin "Nënë Tereza", Rinas dhe më pas, nisin takimet me Presidentin Bamir Topi në selinë e Presidencës, me Kryeministrin Sali Berisha në Selinë e Kryeministrisë; me Ceremoninë e dhënies së titullit "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, në selinë e Rektoratit; takim me studentë e pedagogë të Universitetit Shtetëror të Tiranës (Fakulteti Filologjik)
Ora 19.00- Në Kuvend zhvillohet "Mbrëmje me Orhan Pamuk" dhe prezantimi i veprës "Stambolli" me të ftuar të fushës së letrave, personalitete të kulturës, akademikë, përfaqësues të politikës, medias, etj;
KOSOVË:
- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë raportin tremujor për zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon.
-Ora 10.00: Mbledhja e Kuvendit të Republikës së Kosovës./n.m/