English

Be - Juncker I Shqetësuar Për Shpejtësinë E Rënies Së Vlerës Së Euros

BRUKSEL, 17 maj /ATSH-AFP/ - Kreu i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, Jean-Claude Juncker, deklaroi sot "shqetësimin" nga shpejtësia përmes të cilës po ulet norma e shkëmbimit të euros gjatë kohëve të fundit, por nuk deklaroi asgjë lidhur me nivelin e saj aktual. "Do të vëzhgojmë nga afër zhvillimet në tregje valutore dhe do të zhvillojmë bisedime mbi këtë. Nuk jam i shqetësuar nga norma e shkëmbimit valutor aktual, por nga shpejtësia me të cilën norma e shkëmbimit valutor është ulur", deklaroi ai në Bruksel. Ai i bëri këto deklarata në një takim të ''Eurogrup'', forumi i ministrave të Financave të zonës euro. Euro ka pësuar rënie sot deri në 1.2235 dollarë, niveli më i ulët i euros prej katër vitesh, pasi ta rifitonte janë pjesë të terrenit të humbur. Investitorët besojnë se problemet e borxhit në zonën euro nuk do të rëndojnë në terma afatgjata për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në Evropë, megjithëse vazhdojnë dyshimet për efikasitetin e planit mbështetës prej 750 miliardë euro, të vendosur që prej një jave për vendet që do të jenë në vështirësi./ /i.p/
KOMENTE