Tiranë, 17 maj, NOA - Kryeministri Berisha ishte i ftuar në koncertin simfonik “Tinguj Evropianë” në Teatrin e Operës dhe Baletit, nga kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorit Helmut Lohan, për të ndjekur koncertin e orkestrës simfonike të TOB dhe performancën e tenorit të mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu.
Ky koncert u organizua me rastin e Ditës së Evropës dhe në të merrte pjesë edhe kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe personalitete të larta të politikës, artit, shkencës etj.
Tenori Saimir Pirgu është një nga zërat më të njohur të muzikës lirike shqiptare në botë, fitues i shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, solist në mjaft opera, ndër më prestigjiozet e botës, si në Berlin Vjenë, Mynih, Hamburg, Madrid, Zyrih, Romë, Bolonjë etj.
Në këtë koncert, kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, si dhe të ftuarit e tjerë patën rastin të ndiqnin pjesë të mirënjohura nga Moxart, Donizetti, Preng Jakova, Verdi, Massent, Cilea etj.
n.e/NOA
.