English

Berisha: Përpjekjet për dhunimin e shtetit do të marrin përgjigje ligjore

Durrës, 17 maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar drejtuesit e opozitës se çdo përpjekje për të shkelur ligjet e vendit dhe për dhunimin e shtetit do të marrë përgjigjen e duhur ligjore.

Nga Durrësi, ku ndodhej për përurimin e Qendrës së re Operacionale të Marianës, Berisha la të kuptohej se skenarët për krijimin e konflikteve të mëdha mes protestuesve dhe forcave të rendit nuk do të lejoheshin në vend.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë është ndalur dhe në pretendimet e opozitës. Ai u shpreh se zgjedhje zgjedhjet fundit parlamentare ishin të lira e të ndershme. Sipas tij, standardet e këtyre zgjedhjeve u arritën nga qëndrimi i mazhornacës e cila ka qenë në favor të respektimit të ligjeve të vendit.

m.xh/NOA

KOMENTE