English

Berisha: Rama t'u kërkojë ndjesë intelektualëve

Tiranë, 17 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për sulmet që u ka bërë intelektualëve që firmosën letrën kundër tij.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se “Rama duhet t'u kërkojë falje intelektualëve”.

Kryeministri ka vlerësuar faktin që intelektualët në një situatë të tillë kanë zgjedhur të thonë fjalën e tyre duke mos përkrahur qëllimet e lidershipit të Partisë Socialiste.

Por duke u ndalur në deklaratat e Ramës, Kryeministri u shpreh se ai “fyeu elitën e kombit”.

Berisha u shpreh se elita intelektuale është një pasuri kombëtare dhe epitetet që u vendosi Rama në fjalimet e tij në protesta kanë qenë të padenja.

Kreu i mazhorancës në këtë mënyrë ka kërkuar nga kreu i PS-së të jetë më i kujdesshëm ndaj deklaratave.

Ndërkohë, paraditen e sotme, Berisha nga Durrësi ka deklaruar se mazhorca do t'i përgjigjet me forcën e ligjit çdo tentative për të prekur institucionet.

m.xh/NOA

KOMENTE