Bërthamore - Stavridis: Marrëveshje Ndërmjet Iranit, Turqisë Dhe Brazilit Është Pozitive
UASHINGTON, 17 maj /ATSH-ANSA/ - Angazhimi ndërmjet Iranit, Turqisë dhe Brazilit për shkëmbimin e uraniumit pak të pasuruar me lëndë bërthamore "është një zhvillim shumë pozitiv", deklaroi sot admirali amerikan James Stavridis, komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë.
Stavridis deklaroi sot në Uashington se "marrëveshja e nënshkruar nga tre vendet është një shembull i asaj në të cilën të gjithë shpresojmë, pra një sistem diplomatik që inkurajon veprime pozitive nga ana e regjimit iranian".
Megjithatë, admirali shtoi se "rruga për të përshkuar është ende shumë e gjatë".
/e.v/