English

Brazili Hedh Poshtë Kritikat E Izraelit Për Marrëveshjen Bërthamore

MADRID, 17 maj /ATSH-AFP/ - Brazili hodhi poshtë kritikat e Izraelit përsa i përket propozimit të Iranit, Brazilit dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës bërthamore iraniane duke nënvizuar se ishte hera e parë që Teherani pranonte të shkëmbente lëndën e tij djegëse jashtë vendit. "Izraeli ka të drejtë të thotë çfarë të dojë, por është hera e parë që Irani pranon që lënda e tij djegëse bërthamore të dërgohet në një vend të tretë për shkëmbim kundrejt uraniumit të pasuruar me 20 për qind'', u shpreh me keqardhje presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva. Ministrat e Punëve të Jashtme të Iranit, Brazilit dhe Turqisë nënshkruan sot në mëngjes një marrëveshje mbi një projekt në lidhje me shkëmbimin e uraniumit iranian, pjesërisht të pasuruar, kundrejt lëndës djegëse bërthamore, që do të bëhet në Turqi./ /ec/ a.jor
KOMENTE