English

Delneri jep dorëheqjen nga Sampdoria

Itali, 17 Maj NOA - Tashmë çdo gjë është bërë zyrtare dhe trajneri i Sampdorias Luigi Delneri ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga ky ekip.

Duhet thënë se tekniku në fjalë ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer duke arritur ti surprizojë të gjithë me kualifikimin e Sampdorias në Ligën e Kampionëve.

Vendimin e largimit të tij nga ky ekip, e pohoi vetë presidenti i klubit, Ricardo Garrone.

Një vendim i cili me sa duket po i paraprin lëvizjes së Delnerit në radhët e ekipit të Juventusit.

Me sa është bërë e ditur nga mediat italiane dhe pse asgjë nuk është zyrtare, ai ka pranuar një ofertë të bardhë e zinjve për të shkuar në drejtim të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE