English

Donte të kalonte kufirin me letra false, kapet kosovarja

Durrës, 17 maj, NOA – Ka mjaftuar një leje qëndrimi austriake për të huaj, e cila u dyshua nga forcat e policisë të ishte e falsifikuar, që një kosovare të ndalohet në portin e Durrësit, pa u lejuar të kalonte më pas përmes tragetit për në Itali.

Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Indire Elshani, lindur e banuese në Suharekë të Kosovës, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë kufitare në portin e Durrësit, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali me tragetin “Flaminia” të linjës Durrës-Bari.

Materialet proceduriale për veprën penale të falsifikimit të dokumentave iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

a.y/NOA

KOMENTE