English

Dy biznesmenë shqiptarë në SHBA, kërkesë Topit për heqje shtetësie

Nju Jork, 18 maj 2010 NOA – Dy biznesmenë shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dërguar një letër presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ku i kërkojnë në mënyrë demonstrative që t’u hiqet nënshtetësia personave që identifikohen si të përfshirë në organizata terroriste.

Prel Deda, President i Kompanise "Delta Reliable”, ish anetar i Keshillit Drejtues te PDSH-se dhe ish Kryetar i PDSH-se per rrethin e Pukes dhe Alban Dega, President i Kompanise "ALB- USA International Services....", janë dy personat që kanë bërë kërkesën e mësipërme.

Më poshtë vijon kërkesa e plotë:

KERKESE PER HEQJE SHTETESIE

Leter e hapur drejtuar

Presidentit te Republikes se Shqiperise Z. Bamir Topi

Kryeministri te Republikes se Shqiperise, Z. Sali Berisha

Kryetares se Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise, Z. Jozefina Topalli

Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise

Presidentit te Republikes se Kosoves Z. Fatmir Sejdiu,

Kryeministrit te Republikes se Kosoves Z. Hashimn Tthaci

Kryetarit te Kuvendit te Kosoves Z. Jakup Krasniqi

Kuvendit te Republikes se Kosoves

Me indinjate te thelle qytetare e shqiptare mesuam per aktin e rende te dy te bashkëkombësve shqiptare te Kosoves me banim dhe shtetesi suedeze, qe u arrestuan nga policia suedeze per vendosjen e bombave zjarrvenese ne shtepine e nje karikaturisti suedez. Ata dyshohet se e kane kryer kete akt per llogari e ne te te organizates terroriste te Al Kaidas dhe fundamentalisteve islamike.

Pa paragjykuar fajesine apo pafajesine e tyre per te cilen vendos gjykata ligjore perkatese, na shqeteson fakti qe eshte e pesta here gjate tri vjeteve te fundit qe shqiptare nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Shqiperia arrestohen ne vende te ndryshme te botes dhe kryesisht ketu ne SHBA per akte te ngjashme terroriste. Me aktet e tyre terroriste dhe fundamentaliste ata kane njollosur emrin, moralin, vlerat pro-perendimore te popullit e kombit shqiptar dhe te Republikes se Kosoves.

Jemi kombi dhe populli me pro-amerikan dhe me pro- perendimor ne Bote. Proamerikanizmi shqiptar eshte jo vetem nje vlere por edhe nje “kult” kombetar qe na nderon ne shqiptaret kudo ne Bote.

Eshte fakt i mirenjohur po ashtu se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet anetare te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian, me ndonje perjashtim te vogel, jane aleatet dhe miqte me te medhenj strategjike te ne shqiptareve.

Per te ruajtur, kultivuar dhe perparuar kete kult kombetar te shqiptareve si popull e si komb, kerkojme nga ana e institucioneve me te larta shteterore e ligjore te Kosoves, Shqiperise qe çdo shqiptari qe implikohet ne veprimtari terroriste, fundamentaliste dhe akte te renda dhune apo genocidi kudo ne bote menjëherë tu hiqet shtetesia shqiptare ose kosovare!

Komisionet ligjore te te dy Kuvendeve, por edhe ne Maqedoni e Mal te Zi, ku jetojne shqiptare, te hartojne me urgjence dhe te miratojne me procedure te pershpejtuar ligjin per heqjen e shtetesise perkatese çdo shqiptari pa asnje dallim qe implikohet ne veprimtari terroriste, fundamentaliste apo ne akte genocidi kudo ne botë.

Vellazerisht

Prel Deda -Presidenti i Kompanise "Delta Reliable" - Ish anetar i Keshillit Drejtues te PDSH-se dhe - Ish Kryetar i PDSH-se per rrethin e Pukes Alban Dega-President i Kompanise "ALB- USA International Services...."

KOMENTE