English

Edi Rama: Berisha mund të thotë ç’të dojë, por nuk mund të bëjë ç’të dojë

Tiranë, 17 maj, NOA – “Sali Berisha mund të thotë ç’të dojë, por nuk mund të bëjë ç’të dojë”. Kjo ka qenë deklarata e radhës, që kreu i socialistëve, Edi Eama, e ka hedhur sot në protestën e opozitës, ku ka folur sërish për kauzën e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Nuk mund të ketë një kulturë të transparencës në vendin ku populli nuk lejohet të udhëhiqet nga ata që ka zgjedhur. Prandaj ka rënë përmbys demokracia dhe shteti i së drejtës”, apeloi ai.

Duke shtuar më pas, se nuk mund të ketë drejtësi dhe ekonomi në këtë vend pa u hapur kutitë e duke insistuar në këtë mënyrë, se vetëm hapja e kutive të 28 qershorit do të vërë në vend drejtësinë e munguar.

“Ne jemi të vendosur deri në fund për transparencën që do i bëhet vendit. Berisha mund të vazhdojë të nxjerrë kukullat po nuk e lëviz dot opozitën nga qëndrimi i saj për të drejtat kushtetuese”, theksoi Rama.

Në fund, ai ripërsëriti edhe njëherë se opozita nuk do të tërhiqet nga kauza e saj për transparencën e zgjedhjeve dhe se “qeveria nuk ka shans që greva të përfundojë dhe kutitë të mbeten të mbyllura e populli të mbetet në udhëkryq".

Sipas tij, greva është një gur themeli për atë Shqipëri që shqiptarët e kanë kërkuar që 20 vjet më parë.

“Të plagosurit në këtë betejë janë akuza më e rëndë që i bëhet këtij pushteti dhe se pushteti u trembet kutive që mban mbyllur. Të plagosurit tanë janë vuajtja e dukshme e një populli të tërë që nuk e kanë lënë të zgjedhë”, përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE