English

Ekon - Papandreu: Ndalimi I Disa Produkteve Do Të Jetë Në Axhendën E G20-S

FRANKFURT, 17 maj /ATSH-AFP/ - Disa drejtues evropian kërkojnë të diskutojnë në G20 një ndalim të mundshëm të tregëtimit të një kategorie të caktuar produktesh, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për ''Handelsblatt''. Sëbashku me Angela Merkel, Nicolas Sarkozy dhe presidentin e Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, Papandreu i ka shkruar një letër presidentit amerikan, Barack Obama për t'i paraqitur idenë e mbylljes së tregëtimit të një kategorie të caktuar produktesh. Samiti i ardhshëm i G20 do të zhvillohet më 26 dhe 27 qershor në Toronto të Kanadasë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE