Ekon - Strauss-Kahn: Plani I Masave Shtrënguese Ekonomike I Qeverisë Greke Do Të Japë Rezultate
ATHINË, 17 maj /ATSH-MIA/ - Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn është i bindur se plani i masave shtrënguese ekonomike i ndërmarrë nga qeveria greke do të japë rezultate dhe Greqia do të dalë nga kriza financiare.
Në një intervistë për gazetën greke ''Ethnos'', Strauss-Kahn thotë se i kupton reagimet e ashpra të shoqërisë greke dhe se edhe vetë do të mund të ishte anëtar i sindikatave që do të merrte pjesë në demonstrata.
"Nëse grekët nuk duan të kenë probleme për vitet e ardhshme, atëhere duhet të bëjnë përpjekje që tani", deklaroi ai.
Strauas-Kahn i cilëson nëpunësit e FMN-së më shumë si mjekë sesa si policë.
"Mjeku jep medikamente, ndërsa ne ju japim para dhe ju themi se duhet të ndryshoni sjelljen", theksoi ai./ a.jor.