English

Euro bie në vlerën e saj më të ulët gjatë 4 viteve të fundit

Bruksel, 17 maj, NOA – Monedha zyrtare e vendeve të Bashkimit Evropian, Euro, ka shënuar rënien e saj më të ulët në bursat ndërkombëtare, të shënuar ndonjëherë gjatë këtyre 4 viteve të fundit.

Kështu, monedha e përbashkët evropiane u tregtua së fundi me rreth 1.22 dollarë dhe gjysmë jeni japonez, ndërsa çmimi i arit u ngjit në nivele rekord në bursat ndërkombëtare.

Sipas të dhënave, rënie të kursit të këmbimit të monedhës evropiane, Euro, u shënuan dje në bursën e Tokios, por edhe në Evropë dhe Wall Streetin amerikan.

n.e/NOA

KOMENTE