English

Fier: Ish Të Përndjekurit, S'Mund T'U Bashkohemi Atyre Që Na Vranë E Burgosën

FIER, 17 Maj /ATSH-Rr.Isufaj/ - Shoqata e të Përndjekurve PolitikëFier shprehu sot qëndrimin e prerë kundër bashkëpunimit me PS. Nëpërmjet një takimi të zgjeruar, anëtarët e shoqatës ironizuan "humanizmin" dhe keqardhjen e socialistëve, duke u distancuar nga veprimet e disa ish të përndjekurve si Spartak Ngjela e Kurt Kola, që janë rreshtuar në krah të PS-së. "Ftesa e PS për t'iu bashkuar veprimeve të saj politike është sa cinike, aq dhe qesharake", tha antari i kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Përndjekurve Politikë, Muharrem Canaj. Sipas tij, bijtë e etërve që s'e kanë të lehtë të shkëputen nga blloku nuk kanë ndryshuar asgjë nga baballarët e tyre, veç emrit që e përdorën si anija velat, në kohë shtërngate. "Si mund të ngrihemi ne, ndaj atyre që na hoqën zinxhirat e skllavërisë, që thyen portat e burgjeve dhe na dhanë lirinë?. Distancohemi nga veprimet e Ngjelës dhe Kolës. Ndjejmë keqëardhje," tha Canaj./ch/
KOMENTE