English

Filipine - Të Paktën Gjashtë Të Vdekur Nga Rrëzimi I Një Helikopteri

MANILA, 17 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën gjashtë persona, duke përfshirë dhe një guvernator province humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në jugperëndim të kryeqytetit Manila, njoftoi policia. Helikopteri që transportonte Rafael Nantes, gouvernator i provincës Quezon, si dhe dy truprojat e tij, u rrëzua në një zonë residenciale në qytetin Lucena City, disa minuta pas ngritjes së tij. ''Në këtë aksident ajror humbi jetën dhe piloti si dhe dy persona që ndodheshin në tokë në momentin e aksidentit'', shtoi policia./ /ec/ a.jor.
KOMENTE