Milano, 17 Maj NOA - Edhe pse është folur shumë për një largim të Ronaldinhos në fund të sezonit nga ekipi i Milanit tashmë mund të themi se çdo gjë është përgënjeshtruar dhe braziliani do të jetë në radhët e kuq e zinjve dhe në sezonin ardhshëm.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë administratori i klubit Galiani, i cili pohoi se në lidhje me Ronaldinhon nuk ka asnjë problem pasi ai do të qëndrojë sërish tek ky ekip.
Më pas ai ka dashur të falënderojë dhe Onyewu pasi ku i fundit kërkoi zgjatjen e kontratës me kuq e zinjtë.
r.b/NOA