English

Greva e PS, Bogdani: Përpiqemi t’ju mirëkuptojmë edhe kur s’gjejmë kuptimin

Tiranë, 17 maj, NOA – Në ditën e 17 të grevës së urisë Parti Demokratike edhe pse shpreh solidaritetin njerëzor ndaj grevistëve, sërish shtron një sërë pyetjesh që kaun të bëjnë mbi dobishmërinë e grevës dhe detajet e zhvillimit të saj.

Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani u shpreh sot se pavarësisht kërkesave të PS-së, mazhoranca përpiqet t’i mirëkuptojë grevistët “ edhe kur s’gjejmë kuptimin, pas kaq ditësh askush nuk kupton më”.

Ai ka kërkuar nga kreu i PS-së, Edi Rama që të tregojë se përse nuk lejon transparencë brenda çadrave? “Pse Z. Rama nuk lejon Shërbimin Shëndetësor dhe psikologjik? Pse Z. Rama nuk i bashkohet Kampingut para kullave të Fidelit?

Pse Z. Rama detyron gratë të flenë në rrugë të madhe; dhe shumë pse te tjera.I rikujtojmë Z. Rama se vetëm është personi përgjegjës për çdo gjë”, u shpreh Bogdani. Ai u shprehu dhe një herë keqardhjen “për deputetët në kampingun para kullave të Fidelit".

m.xh/NOA

KOMENTE