English

Greva e PS, dërgohen në spital edhe dy grevistë të tjerë

Tiranë, 17 maj, NOA – Eshtë shtuar edhe me dy të tjerë, numri i grevistëve socialistë të urisë që kanë lënë çadrat e ngujimit para Kryeministrisë.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të selisë rozë, sipas të cilave të larguarit e fundit nga greva e urisë janë përkatësisht Armando Uruçi nga Tirana dhe Viktor Hila nga Guri i Zi.

Në këtë mënyrë, i është afruar shifrës 50 numri i grevistëve që kanë braktisur mjediset e grevës, ku i fundmi i pasdites së sotme ka qenë edhe deputeti socialist, Besnik Bare.

Ai në fakt, u largua edhe disa ditë më parë drejt spitalit në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, ndërsa u kthye sërish në çadrat e ngujimit dhe sërish u largua sot për shkak të luhatjeve të tensionit.

n.e/NOAh

KOMENTE