Indi - Të Paktën 20 Të Vdekur Nga Një Atentat Kundër Një Autobusi
RAIPUR, 17 maj /ATSH-AFP/ - Një grup rebelësh maoistë shpërthyen sot një autobus pasagjerësh në një rajon qendror të Indisë, ku mbetën të vdekur të paktën 20 persona, njoftuan disa burime policore vendase.
"Sipas informacioneve të para që kemi mund të themi se bilanci fillestar i atentati është të paktën 20 të vdekur", deklaroi për AFP-në zëvendëskreu i policisë së shtetit qendrore të Indisë,Chhattisgarh, Ram Niwas.
''Shumë forca policie ndodheshin në autobusin që u sulmua'', shtoi ai.
Disa kanale televizive njoftuan se bilanci fillestar i viktimave ishte 30 të vdekur./
/i.p/