English

Interi shpallet kampion i Serisë A

Romë, 17 maj, NOA – Ekipi i Interit u shpall kampion i Serisë A në kampionatin italian pas fitores minimale me rezultatin 0-1 që siguroi ndaj ekipit të Sienës në javën e fundit të këtij kampionati.

Ky është trofeu i dytë i këtij ekipi në këtë sezon, pas Kupës së Italisë, ndërsa kanë para tyre edhe sfidën e datës 22 maj në finalen i Ligës së Kampionëve kundër gjermanëve të Bajernit të Mynihut.

Golin e fitores në këtë ndeshje e ka shënuar argjentinasi Diego Milito, i cili ka shënuar në këtë mënyrë edhe golin e 22-të të tij në gjithë sezonin futbollistik të Serisë A.

Minutat në vazhdim nuk sollën ndryshim rezultati për ekipin e Sienës, duke mundësuar kështu që Inter të fitojë titullin e tij të 18-të të Serisë A në kampionatin italian.

n.e/NOA

KOMENTE