English

Irani, Turqia Dhe Brazili Nënshkruajnë Marrëveshjen Për Shkëmbimin E Lëndës Djegëse Bërthamore

TEHERAN, 17 maj /ATSH-AFP/ - Ministrat e Punëve të Jashtme të Iranit, Brazilit dhe Turqisë nënshkruan sot në mëngjes një marrëveshje mbi një projekt në lidhje me shkëmbimin e uraniumit iranian, pjesërisht të pasuruar, kundrejt lëndës djegëse bërthamore, që do të bëhet në Turqi, theksoi një gazetar. Ministrat e Punëve të Jashtme nënshkruan këtë marrëveshje në prani të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan. "Ne do të informojmë gjatë kësaj jave Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) për këtë marrëveshje. Sasia e këmbimit është 1 200 kilogramë uranium të pasuruar me 3,5 për qind'', theksoi Ramin Mehmanparast për gazetarët. "AIEA duhet të njoftojë grupin në Vjenë, SHBA-në, Rusinë dhe Francën për këtë propozim'', shtoi ai. AIEA zhvilloi në muajin nëntor negociata për shkëmbimin e lëndës djegëse bërthamore me Iranin./ /ec/ a.jor.
KOMENTE