English

Johanes Svoboda: Ngërçi aktual politik, sinjal i keq i Tiranës për BE-në

Bruksel, 17 maj, NOA – Ngërçi aktual politik në Shqipëri është një sinjal i keq që po i dërgohet Bashkimit Evropian nga Tirana, prandaj është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje.

Një fakt të tillë e ka pohuar nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johanes Svoboda gjatë një interviste për BBC, gjatë së cilës ka sugjeruar se nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë do të jetë Bashkimi Evropian ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Evropës duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje.

“Zgjidhja nënkupton hapjen e kutive dhe nëse kjo nuk është një hapje e plotë, shihet si disfatë e qeverisë. Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, ndryshe nuk është e mundshme. Por pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje”, tha ndër të tjera nënkryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johanes Svoboda.

n.e/NOA

KOMENTE