Këshilli I Sigurimit I Okb-Së Fillon Seancën Për Kosovën
PRISHTINË, 17 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Këshilli i Sigurimit i OKB-së, filloi sonte rreth orës 21.00 një seancë, ku paraqitet dhe debatohet raporti tremujor për zhvillimet në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon.
Kosova po përfaqësohet në këtë seancë nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i cili pak më parë u ul në tyezën e Këshillit të Sigurimit dhe në fjalën e tij do të prezantojë zhvillimet dhe arritjet e Kosovës.
Seanca po transmetohet drejtpërdrejtë nga televizionet kombëtare të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork ministri Hyseni do të ketë edhe një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB-së, kryesisht të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim lobimi për njohje të reja të pavarësisë së njohur deri tani nga 68 shtete./s.s./