Nju Jork, 17 maj, NOA – Pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, është parashikuar që të mbahet sot një mbledhje e posaçme e Këshillit të Sigurimit, e cila do të marrë në shqyrtim raportit tremujor, për periudhën 16 dhjetor 2009- 15 mars 2010, mbi zhvillimet në Kosovë.
Ndërkaq, gjatë këtij takimi të rëndësishëm për Kosovën, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i saj Skënder Hyseni, parashikon edhe diskutimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me shtetin më të ri të Evropës.
Ndërkaq, zyrtarë kosovarë kanë bërë të ditur se Hyseni është përgatitur që t’u bëjnë ballë edhe debateve nëse pala serbe, e përfaqësuar në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, nga homologu i tij, Vuk Jeremiç, do të hapë tema si ajo e mbylljes së operatorëve ilegalë serbë në Kosovës apo bastisjen e policisë së EULEX-it në zyrat e
Ministrisë së Transportit.
n.e/NOA