Kouchner: I Përket Aiea-S Të Përgjigjet Për Marrëveshjen Bërthamore Mes Iranit, Brazilit Dhe Turqisë
PARIS, 17 maj /ATSH-AFP/ - I takon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) të përgjigjet për marrëveshjen e nënshkruar mes Iranit-Brazilit dhe Turqisë përsa i përket çështjes bërthamore iraniane, deklaroi sot shefi i Diplamacisë franceze, Bernard Kouchner duke shënuar progres në vendosjen e sanksineve të reja nga OKB.
"Nuk jemi ne që duhet të përgjigjemi, është Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike'', deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner për AFP-në dhe Radio France Internationale (RFI).
"Progreset mjaft të rëndësishme janë bërë në dy ditë mbi rezolutën e Kombeve Bashkuara", theksoi Bernard Kouchner. Kjo projektrezolutë përmban sanksione të ashpra kundër Teheranit.
"Jam i lumtur që u arrit kjo marrëveshje mes Iranit, Brazilit dhe Turqisë'', shtoi ai.
"Ne përshëndesim këtë marrëveshje dhe këmbuljen e miqve tanë turq dhe brazilian për ndërmarrjen e këtyre hapave'', theksoi Kouchner./
/ec/ a.jor.