Japoni, 18 Maj NOA - I-Fairy, është emri i robotit i cili ka bërë të mundur martesën e një çifti në Tokio të Japonisë. Lajmi është bërë i ditur nga BBC në të cilin thuhej se çifti ka thënë “I dos” (unë dua) duke bërë të mundur zyrtarizimin e martesës së tyre.
Tomohiro Shibata dhe Sakoto Inoue kanë vendosur të martohen pikërisht nga I-Fairy dhe për këtë fakt kanë dhënë arsyet e tyre.
“Ishin robotët ata që bënë të mundur njohjen tonë dhe kjo ishte arsyeja pse vendosëm të bëjmë diçka të tillë”, - këto ishin fjalët e çifti të cilët janë punonjës në një fabrikë japoneze e cila merret pikërisht me ndërtimin e robotëve.
r.b/NOA