English

Kukës: Erërat E Forta Shkaktojnë Dëme Në Bujqësi

KUKËS, 17 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Erërat e forta e shirat e rrëmbyeshëm të dy ditëve të fundit në zonën verilindore janë të pazakonta, ndërsa dëmet jo të vogla. "Dëme janë shkaktuar kryesisht në vreshtari, ku ka nisur puna e specialistëve për evidentimin e tyre, por dëme ka patur edhe në pemëtari, ndonëse më të pakta", thotë për ATSH-në përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema. "Ende nuk mund të themi sa është dëmi i shkaktuar, pasi sapo ka nisur puna për evidentimin e pasojave të shkaktuara nga erërat e forta që u shoqëruan me rreshje shiu," shton ai. Erërat e forta që një ditë më parë lanë pa energji elektrike pjesën më të madhe të qarkut, por defektet u riparuan brenda ditës. Të tilla parametra meteorologjikë rrallë janë parë në maj. Një mot i tillë për herë të fundit është shfaqur në 1989, kur më 6 maj, në pjesën më të madhe të verilindjes ranë rreshje bore, që shkaktuan dëmtime të ndjeshme në pemëtari e vreshtari dhe bllokuan disa akse rrugore rurale./ch/
KOMENTE