English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 17 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të hënën: Gazeta "Panorama" ME BASTE SPORTIVE/FITOI 1.6 MILIONË USD, GJYQ ME KOMPANINË Bllokohet llogaria e biznesit të lotove/Gjykata e Tiranës urdhëron bllokimin e aseteve të kompanisë së basteve "Xhoi Co 21", pas padisë së qytetarit që fitoi 1.6 miliardë lekë me skedinat e ndeshjeve në periudhën prill-qershor 2009. Xhemal Morina u ankua në gjykatë, pasi kompania nuk pronoi t'i dorëzonte shumën e fituar në bastet sportive. Vendimi i togave të zeza: "Të 'ngrihen' pronat e kompanisë deri në zgjidhjen e çëshjes në gjykatë, do të përdoren për të paguar fituesin". Tituj të tjerë të kësaj gazete: Rama: Berisha të pranojë zgjidhjen, ose protesta Patozi: Propozimi i PS-së për kutitë, antikushtetues Mbyllja e shkollave/Edhe 5 ditë gjimnaz, kush rrezikon maturën Gazeta "Shqip" MBYLLEN SHTIGJET E KOMPROMISIT Rama i mëshon draftit të ambasadorëve: Berisha e ka zgjidhjen në tryezë. Pëllumbi: PS lëshoi, tani radha e PD-së. Duhen shmangur trazirat. Patozi: Komisionit të Venecias mund t'i drejtohet vetëm Gjykata Kushtetuese. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Greva/Çadra, si repart urgjence Ryshfet nga pensionisti, pranga zyrtarit lokal Edmond Taullaj, karremi dekonspiroi trafikun e drogës Gazeta "Koha Jonë" PD: PSE REFUZOJMË PROPOZIMIN E RAMËS Partia Demokratike iu përgjigj dje zyrtarisht kërkesës së kryetarit të PS-së, që në vend të hapjes së kutive të votimit, të hetohen ato që bartin materialet zgjedhore. Kreu i Grupit Parlamenatr të PD-së, Patozi, renditi të gjitha ligjet që shkel propozimi i bërë për zgjidhjen e ngërçit. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Viktor Gumi: Greva e urisë nuk ëhstë transparente Asambleja e PS/Manjani: Kauza e Ramës personale dhe fshatareske Buxhuku: Vendimet e Gjykatave po cënojnë biznesin Gazeta "Shekulli" SHKODËR, I SËMURI MENDOR VRET VJEHRRIN Mikel Zehi ka qëlluar me sende të forta në kokë 77 vjeçarin. Të afërmit: Problemet nisën pas sëmundjes së fëmijëve. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Servet Pëllumbi: PD të zgjidhë krizën Përgjimet e drogës zbulojnë korrupsionin Orhan Pamuk sot në Tiranë me studentët dhe politikanët Gazeta Shqiptare STRATEGJIA SEKRETE E PS/MOSNJOHJE E QEVERISË, OSE ZËVENDËSIM GREVISTËVE Mungesa e një zgjidhjeje çon në radikalizimin e vendimit opozitar, paraqiten opsionet. Dështimi i ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës do të radikalizojë situatën. Patozi: S'pranojmë zgjidhjet e Ramës. PS: Asnjë variant yni nuk shkel ligjet. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Projekti IPA/Italia: Ja ndihma për Shqipërinë nga BE Zjarri djeg xhaminë dykatëshe të Postribës Ryshfeti, pranga në flagrancë kryekomunarit Gazeta "Integrimi" MESAZHE TË QARTA/FAKTORI NDËRKOMBËTAR: DIALOG, TRANSPARENCË, DUKE RESPEKTUAR KUSHTETUTËN DHE LIGJIN Gjatë gjithë kësaj periudhe, faktori ndërkombëtar, SHBA, Këshilli i Europës, Parlamaneti Europian dhe Bashkimi Europin ka dhënë mesazhe të qarta për zgjidhjen e situatës. Tituj të tjerë të kësaj gazete: Nasip Naço: LSI mbështet dialogun. Opozita do të ketë të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore Sabri Godo: Greva e urisë, rrugë pa krye Lohan: BE mirëpret çdo marrëveshje duke respektuar Kushtetutën /e.ç/
KOMENTE