English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 17 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Institucionet e Kosovës ende pa platformë për bisedimet me Serbinë - Prishtina pajtohet për bisedime pas GJND-së - Çdo bisedim për çdo çështje tjetër pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe fati i dokumentacionit të Kosovës që është marrë nga Serbia është i pakuptimtë, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi Tituj të tjerë: AKR-ja do zgjedhje të parakohshme në vjeshtë Walker kritikon politikanët e korruptuar kosovarë Sabit Geci hetohet edhe për vepra kriminale të pasluftës A do ta ketë Kosova fuqishëm prapa Britaninë Opozita kërkon dorëheqjen e Mustafës dhe zgjedhje të reja (Kryetarit të Gjilanit) Kosova - me rritjen më të ulët ekonomike në rajon Shoqëria civile ia rikujton Isa Mustafës 103 premtimet "Express" Rasti Iran - Beteja mes Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit po vazhdon. Të dielën, Presidenti dha versionin e tij për "Rastin e Iranit". Ai përmendi një letër të Pacollit për Presidentin Ahmadinejad. Lideri i AKR'së thotë se ka kërkuar takim me Ahmadinejadin për njohjen e Kosovës, por mohon të ketë dërguar letër në emër të Sejdiut. Tituj të tjerë: Nuk ka krizë - Nuk ka krizë paralamentare e institutucionale. Nuk ka krizë në mes partnerëve në Qeveri. Isa Mustafa e ka dhënë mendimin e vet. Për koalicion vendosin vetëm organet e partisë. EULEX është këtu për të ndihmuar, e jo për të udhëhequr. Ky Mision nuk duhet të ndërhyjë pa i njoftuar liderët e shtetit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, flet për Express. Koment - Kosova në krizën globale Poçet e kursimit Zona e Muzgut "Bota Sot" Dyshojnë në qëllimet e ndërkombëtarëve! - Opozita ende e pavendosur për përfshirje në bisedimet teknike Tituj të tjerë: Kosova e pafuqishme! Nuk e largon dot UNMIK-un - Diplomacia e Kosovës i shkon pas UNMIK-ut në OKB Bankat fajdexhinjtë legalë në Kosovë - Kamatat bankare deri në 35 për qind! Topi: Nuk ekziston asnjë draft i ndërkombëtarëve Reflektimi i krizës greke në Kosovë Injoranca apo harrimi i gabimeve! - Editoriali "Zëri" Miliona euro pa auditim - Institucionet e Kosovës ndajnë miliona euro për UNMIK-un në veri të Mitrovicës, të cilat kurrë nuk auditohen Tituj të tjerë: Avancohet Van Vreeswijk - EULEX-i është në fazën e emërimit të kryeprokurorit të ri, pasi Theo Jacobs nuk dëshiron që të qëndrojë më në Kosovë KS debaton për Kosovën Kosova pa platformë të bisedimeve - Bisedimet Kosovë-Serbi pas vendimit të GJND-së, do të ndihmohen nga SHBA Editoriali - Letër akademik Rexhep Qosjes AKR kërkon qeveri teknike "Kosova Sot" Ndarja nuk është zgjidhje - Intervistë me Mikele Gjifonin, shef i Shtëpisë së BE-së në veri Tituj të tjerë: Pritet debat i nxehtë në Nju-Jork (Sot në Këshillin e Sigurimit debati për Kosovën) Ekspertët: Të përmirësohet ambienti për biznes Editoriali - EULEX-i dhe korrupsioni "Infopress" Krijohen kushtet për riatdhesim - Kosova përgatitet për pranimin e të kthyerve nga vendet e Evropës Tituj të tjerë: Sivjet bisedime me Serbinë Në KS, bisedimet me Serbinë, temë kyçe Kryeministri inspekton punimet në kompleksin memorial "Adem Jashari" Euro, e pazëvendësueshme në Kosovë Partitë serbe në fushatë -Partitë serbe në veri po zhvillojnë fushatë për zgjedhjet lokale serbe, të cilat për institucionet e Kosovës janë të paligjshme "Epoka e Re" Vazhdon riformatimi - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që këtë javë, me ndërrimin e zëvendësministrave, ta mbyllë procesin e riformatimit të kabinetit të ri qeveritar Tituj të tjerë: Vazhdon loja Pishpirik: 2003 dhe 2010, s'mund të ecet dy herë nëpër të njëjtin ujë Kuçi: Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, mungesë e ideve AKR akuzon: Sejdiu ka kërcënuar Pacollin Makolli: Jo bisedime me Serbinë "Lajm" Këshilli i Sigurimit debaton sot raportin për Kosovën - Rast për lobim Tituj të tjerë: AKR-ja komenton zhvillimet e fundit në Kosovë - Rezultate, jo vetëm dyshime! Nxënësit vazhdojnë të manipulohen nga mësimdhënësit e tyre - "Loja" me topa Varrimi i Idrizajt do të bëhet në Kosovë "Tribuna shqiptare" Spektakle që e dëmtuan Kosovën - Në politikë zhvendosja e vëmendjes është e njohur, ndodh shpesh. Jo rrallë njerëzit e fuqishëm e përdorin ligjin për veprime politike të zhvendosjes së vëmendjes - Flet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi Tituj të tjerë: Shkelet ligji i prokurimit - Auditorët, shkelës të ligjit Tiranë - Nuk lëvizin nga qëndrimet Shkup - Në Radushë u vranë gjashtë? Përballja e radhës (Debati sot në KS të OKB për Kosovën) /a.ke/
KOMENTE