English

Përkeqësimi i shëndetit, deputeti Besnik Bare lë për herë të dytë grevën e urisë

Tiranë, 17 maj, NOA – Ndërsa është rikthyer vetëm para disa ditësh në çadrën e urisë së socialistëve pas vizitave të kryera në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, deputeti i PS-së Besnik Bare është detyruar t’i braktisë sërish mjediset e grevës pasi ka rezultuar me shëndet të përkeqësuar.

Ai sapo është nisur drejt mjediseve spitalore me barelë dhe sipas mjekëve që ndjekin grevën e opozitës, këtë herë deputeti Bare ka shfaqur luhatje të tensionit, çka e ka bërë të pamundur qëndrimin e tij me një kohë më të zgjatur në mjediset e grevës së urisë.

Largimi i Bares, shënon në të njëjtën kohë edhe largimin e deputetit të katërt socialist nga çadra e ngujimit të protestuesve të opozitës, ku tre të parët kanë qenë deputeti Agim Leka, Arben Malaj dhe Blendi Klosi.

Nga ana tjetër, janë mbi 40 grevistë të tjerë, mbështetës të Partisë Socialiste, të cilët kanë lënë mjediset e grevës së urisë gjatë këtyre 17 ditëve të vazhdimësisë së saj, për shkak të përkeqësimit të kushteve të tyre shëndetësore.

n.e/NOA

KOMENTE