Tiranë, 18 Maj NOA - Në vitet e ardhshme rajoni i Mesdheut do të goditet nga valë gjithmonë e më të nxehta ku ndër shtetet më të prekura nga këto do të jetë dhe Italia.
Kështu në qoftë se tashmë janë vetëm dy ditët të cilat llogariten si më të nxehtat e vitit, është bërë e ditur se në harkun e viteve 2021 – 2050 ato do të shkojnë në 13 të tilla dhe më pas do të arrijnë në 40 në fund të shekullit.
Është bërë e ditur se vendet e tjera të cilat do të goditen nga këto valë të së nxehtit do të jenë dhe shtet e Evropës Lindore dhe gjithashtu Spanja jugore.
Sakaq për këtë javë, NOA dhe MeteoAlb parashikojnë mot me vranësira dhe reshje shiu por temperaturat do të pësojnë rritje të ndjeshme.
r.b/NOA