Policia/ Arrestohet Një Prej Autorëve Te Ngjarjes Në Lokalin "Alfa Buzuk"
TIRANË, 17 Maj /ATSH/ -Një nga autorët e ngjarjes së ndodhur dje në lokalin "Alfa Buzuk" pranë rrugës së "Barrikadave" në kryeqytet Gjon (Agron) Prenga përfundoi sot në prangat e Policisë.
Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur për ATSH-në se "pas një grindjeje mes rojeve të lokalit me shtetasin Gjon (Agron) Prenga dhe personave që e shoqëronin, mbetën të plagosur shtetasit Prenga dhe Shpëtim Marku, roja i sigurisë së lokalit".
Sipas Policisë, në këtë ngjarje, që mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, "janë implikuar edhe shtetasit Urim Marku dhe Besnik Smajli, të cilët pasi goditën me sende të forta në kokë shtetasin Prenga, u larguan nga vendngjarja. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur me armë zjarri nga Prenga edhe 28-vjeçari Shpëtim Marku".
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Gjithashtu, për veprën penale të "plagosjes së rëndë me dashje", policia arrestoi dje edhe shtetasin Shkëlqim Bukaci, që për motive të dobëta, goditi me sende të forta shtetasin Artan Kaçi, duke vënë në rrezik jetën e këtij të fundit. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Paskuqan ./m.sh//n.m/