English

Policia E Shtetit/Profesionalizëm Të Lartë Për Menaxhimin E Situatës Aktuale Në Vend

Sipas zv/drejtorit të Përgjithshëm të ICITAP, Garret Zimmon, Policia e Shtetit ka kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën e saj gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në vend - TIRANË, 17 Maj/ATSH/ - "Policia e Shtetit ka kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën e saj gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri vitin e kaluar, si dhe ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për menaxhimin me sukses të situatës aktuale, duke garantuar rendin dhe sigurinë publike", u shpreh zv/drejtori i Përgjithshëm i ICITAP, Garret Zimmon, në një takim me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme njoftoi se gjatë takimit, ministri Basha e njohu funksionarin e lartë pranë Departamentit të Drejtësisë të SHBA me arritjet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit, modernizimin e sistemit të kontrollit kufitar, të sistemit të të dhënave të informacionit kriminal, përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale etj. Basha nënvizoi se "sfida në vazhdim e Policisë së Shtetit është gjurmimi dhe goditja e aseteve ekonomiko-financiare të krimit të organizuar". Duke theksuar faktin se këto arritje janë frut edhe i ndihmës së pakursyer dhe asistencës së misionit të ICITAP në Shqipëri, ministri Basha shprehu falenderime të veçanta për Qeverinë e SHBA dhe Programin Ndërkombëtar të Asistencës, Trajnimit dhe Hetimit Kriminal, ICITAP. Nga ana e tij, z.Zimmon garantoi mbështetje të plotë për misionin e ICITAP në Shqipëri në zbatimin e programeve të asistencës, trajnimit dhe ndihmës për policinë shqiptare në realizimin e objektivave të saj. /e.ç/s.s./
KOMENTE